Babai i të burgosurit tenton të korruptojë policin e sportelit

390
Një burrë është ndaluar mesditën e sotme në ambientet e burgut 313 “Jordan Misja” pasi ka tentuar që të korruptojë policin tek sporteli duke i dhënë një shumë prej 5 mijë lekësh të vjetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, pranë sportelit ku bëhet regjistrimi i familjarëve për takim me të paraburgosurit, Gezim Odobashi babai i të paraburgosurit Francesko Otobashi, në momentin e dorëzimit të dokumentacionit tek regjistruesi paraburgimit Ramadan Koci, ka dorëzuar dhe një vlerë monetare prej 500 lekësh, e vendosur ndërmjet kartës së identitetit dhe një kartë kartofoni.
Në atë moment punonjësi Ramadan Koci ka ndërprerë menjëherë punën dhe ka njoftuar Oficerin e informacionit, eprorët e tij si dhe punonjësin e SHKB. Aktualisht personit i është pezulluar takimi si dhe është njoftuar Komisariati numër 3. Personi që kreu veprimin aktualisht ndodhet në institucion në pritje të procedurave të tjera ligjore nga komisariati i policisë.
Sigal