Ishin nisur drejt Tiranës, dy të rinjtë vlonjatë grabiten në Durrës, autorët me maska covid u morën makinën “Audi A7” dhe u larguan

110
Sigal

2 të rinj nga Vlora janë grabitur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për në Tiranë kur janë ndaluar në dalje të dytetit të Durrësit pranë kolegjit Turk, rreth orës 22.35 nga dy persona të armatosur.

Dy shtetas të maskuar me maska covid dhe kapele i kanë ndaluar dhe u kanë marrë makinën tip Audi A7 me targa AB080BU, ngjyrë e zezë, duke i kërcënuar me armë tip pistoletë.

Kanë qenë dy persona me makinë tip BMW seria 5 që i kanë ndaluar dhe i kanë kërcënuar me armë. Të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit por ende nuk kanë marrë përgjigje.