Suplementi Pena Shqiptare/ Kozeta Zylo: Çast lirik në muajin e trëndafilave

150
Sigal

Sa e dua muajin e trëndafilave,

kur kurmin më mbulon me petale të mëndafshta.

Nga dritarja dëgjoj simfoninë e bilbilave,

dhe fëshfërimën e pemëve me rrënjë aq të lashta…

Dhe kur meditoj nga kjo pamje oqeanike,

se ç’ka një drithërrimë që vetëm Hëna e ndjen.

Ajo nëpër muzg derdh rrezet nazike,

dhe mes bisqesh harbohet, si gjoks vajze shpërthen.

Është etyd pranvere, lindje e shenjtë e jetës,

pa të natyra do të ishte si sarkofagu gri.

Gjallëria e saj shtrihet dhe krahëve të mjelmës,

dhe si harp muzike dëgjojmë të mjaltën melodi.

Aromën e trëndafilave e kam ndjerë që bebe.

Petalet e tyre më mbushnin krejt avllinë,

si kurorë e zjarrtë botën time çmendte,

mbjellë nga duartë e nënës, zonjëz për shtëpinë.