Irak/ Protesta të fuqishme, policia qëllon me armë protestuesit

603
Sigal

Ditën e sotme, forcat irakiane të sigurisë qëlluan me armë protestuesit me qëllim për ti shpërndarë, duke plagosur disa prej tyre në kryeqytetin e vendit Bagdad si dhe qytetin Nasirija.

Ditën e djshme, kleriku i njohur Muqafa al-Sadr bëri të ditur se nuk do t’i mbështesë më tubimet që po zhvillohen prej katër muajsh në Irak të cilat kanë kërcënuar status quo-në. Disa orë pas këtij vendimi njerëzit e al-Sadr, të cilët ishin ndër përkrahësit më të fortë të protestuesve, u larguan nga kampet me çadra, të ngritura në qendër të Bagdadit, shkruan Voa.

Protestuesit kërkojnë ndryshim të klasës politike, rritje të mundësive për punësim e kujdes shëndetësor, më shumë siguri si dhe dhënien fund të varfërisë ekstreme e korrupsionit që ka përfshirë vendin në shkallë të gjerë.

Këta të fundit e kishin parashikuar se pa mbështetjen e klerikut a-Sadr, do të sulmoheshin nga milicia dhe divizione të forcave të sigurisë. Prej fillimit të protestave në muajin tetor të paktën 600 vetë janë vrarë dhe 20 mijë të tjerë janë plagosur.