Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i makinës së efektives në Durrës

156

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së policisë, në Durrës.

Pas ngjarjes, efektivia Buraku ka deklaruar përpara oficerëve se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Policia po heton në lidhje me pozicionin që efektivia ka në punë, pra sipas tyre ky mund të jetë shkaku pse kanë shënjestruar efektiven Buraku.

Efektivia kishte 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje.

Siç dhe u raportua nga banori i zonës, shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë Durrësin.