Infektohet me koronavirus Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

850
Sigal

Rezulton pozitive me COVID-19 Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Mësohet se deri të enjten ajo ka pasur kontakt me stafin.

Pozitiv me koronavirusin COVID-19 është dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Ai aktualisht ndodhet në karantinë. Dje u raportua pozitiv me koronavirus edhe deputeti Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij.

Ata gjenden të shtruar tek Infektivi.
Deri tani në Shqipëri janë shënuar 9 viktima dhe 186 të infektuar me Covid-19.