Shkeli orarin e karantinës, arrestohet ish-sulmuesi i Newcastle

276
Sigal

Ronaldinho është arrestuar prej ditësh në Paraguai, ndërkohë që një tjetër e ka pësuar të enjten.

Bëhet fjalë ish-sulmuesin e Newcaste United, Nolberto Solano. Ai është ndaluar nga policia, për shkak se kishte shkelur orarin e vendosur nga autoritetet. Në Peru, nga ora 20:00, deri në 05:00, asnjë nuk lejohet të dalë.

Solano u ndal për shkak se ishte grumbulluar me miqtë e tij dhe mediat atje e quajnë një “party”, por vetë zëvendëstrajneri i Perusë shprehet se ishte thjesht një darkë shoqërore. Ia ka folur për një radio në vendin e tij, “RPP Noticias”.

“Nuk ishte një festë, ishte një darkë ku fqinjët më ftuan mua. Shkoi vonë, por nuk ishin më shumë se 5-6 vetë.

Pendohem shumë për këtë dhe kërkoj falje.

Nuk dua që të justifikohem. Është e vështirë për të gjithë kjo situatë dhe gjëja me e rëndësishme është shëndete. pa të nuk mund të bëjmë asgjë”, shprehet Solano.