Taulant Dedja: Amerikanet bëhen të gjithë bashkë për të mbrojtur interesat e USA. Le të marrim shembull prej tyre.

363
Sigal

Taulant Dedja

I ftoj të gjithë shqiptarët e North America të bashkohemi për të mbrojtur çështjen kombëtare në Ballkan. Nuk është momenti të merremi e të zihemi me njeri tjetrin se kush janë më të mirë demokratët apo republikanët në USA, Trump apo Eliot Engel, Bush apo Obama. Amerikanet kur vjen puna bëhen të gjithë bashkë për të mbrojtur interesat e USA. Le të marrim shembull prej tyre. Mbrojtja e kauzës shqiptare nuk është çështje interesash demokrate apo republikane, por është çështje cili lob do jetë më i aftë ta bindë administratën amerikane ku është e drejta. Kjo është përballje mes lobit Serb dhe lobit Shqiptar!