FOTO/ Qytetarët e Beratit nuk kanë ‘frikë’ nga koronavirusi, xhiro në rrugë, pedonale e lulishte

594
Sigal

Ajo që shihet sot në rrugët e qytetit të Beratit mund të quhet pa frikë një “çmenduri” totale.

Rrugët e Beratit, pedonalja dhe lulishtet janë të tej mbushura me njerëz që, duke ditur se pas orës 13:00 do të mbyllen në banesa deri të hënën, po i shfrytëzojnë orët para shtetrrethimit për të bërë xhiro duke rrezikuar jo vetëm veten por të gjithë.

Ajo që të shqetëson në këtë situatë është fakti që askush në rrugë e kudo nuk e respekton distancën dhe pjesa më e madhe e njerëzve në rrugë nuk përdor as maskat mbrojtëse.

Totalisht të pandërgjegjësuar për gjendjen e rënduar që po kalon vendi ynë, grupime njerëzish të moshave të ndryshme po e shfrytëzojnë orarin e lejuar për lëvizje për të shëtitur, sikur të ishte një ditë normale ndërkohë që shumë banorë i shih të nxitojnë për të bërë blerjet e nevojshme dhe për të shkuar në farmaci, pasi deri në orën 05:00 të së Hënës do të jenë të mbyllur në shtëpi.

Të shumta kanë qenë mbipopullimit e njerëzve në markete dhe dyqane ushqimore për të bërë blerjet e nevojshme, ndërkohë që vihet re se dyqanet e fruta-perimeve kanë filluar ta respektuar ende urdhrin për paketimin me qese të frutave e perimeve gjatë tregtimit të tyre./BW

Save

Share