Vrasja në Elbasan/ Sherri nisi në rrjete sociale, 1 i arrestuar dhe dy në kërkim

136
Sigal

25-vjeçari Madrit Ulqinaku mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan pranë stadiumit të qytetit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale, ndërsa dyshohet që sherri të ketë nisur fillimisht në rrjetet sociale.

Më pas palët janë takuar në vendin ku ndodhi krimi. Në takim kanë qene 4 persona, viktima, autori i dyshuar dhe 2 miqtë e autorit.

Në këtë takim ka patur dhe një goditje me shpullë nga ana e viktimës. Më pas palët janë larguar. Po pikërisht teksa viktima Madrit Ulqinaku po hipte në makinën që kishte të parkuar në anë të rrugës u qëlluar me armë nga autori, duke humbur jetën në vend. Aturoi i dyshuar i kësaj ngjarje 18-vjeçari Klajdi Shaholli është larguar më pas nga vendngjarja pas krimit. Ai vijon të jetë në kërkim nga policia.

Bëhet me dije se 25-vjeçari Ulqinaku ishte kthyer në vendlindje prej pak ditësh pasi jetonte në Itali. Makina të cilën përdorte e kishte marrë me qira. Një detaj tjetër i rëndësishëm është fakti që gëzhoja e armës me të cilën u qëllua Ulqinaku nuk është gjetur ende, teksa grupi hetimor vijon kërkimet në vendngjarje. Kjo është dinamika e ngjarjes që dihet deri në këto momente, por ende mbetet i paqartë motivi i sherrit që nisi mes të dyve.

1 i arrestuar dhe dy në kërkim

Policia njoftoi këtë të Enjte arrestimin e një prej miqve të autorit, ndërsa ky i fundit bashkë me personin tjetër që ishte në vendngjarje janë në kërkim.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç,  E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi  H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit: -E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja,  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike. Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.