Gruaja që vdiq mbrëmë te Infektivi me koronavirus, ministria saktëson të dhënat: Është 72-vjeçare

337
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka saktësuar moshën e pacientes e cila vdiq mbrëmjen e djeshme duke u bërë viktima e nëntë e prekur nga koronavirusi.

Ndryshe nga sa u raportua, ajo është 72-vjeçe.

“Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.

Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital”, njoftoi sot ministria.