Infektohen mësues e nxënës, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Krujë

302
Sigal

Është mbyllur këtë të premte shkolla 9-vjeçare numër 1 në Krujë.

Shkak është bërë infektimi i katër mësuesve me COVID-19 dhe i disa nxënësve. Vendimi për pezullimin e mësimit u mor nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa shkolla do të qëndrojë e mbyllur për dhjete ditë.

Mësimi gjatë këtyre ditëve sipas Drejtorisë Rajonale të Arsimit do të zhvillohet online permes platformës “akademia.al”. Në shkollën numër 1 të qytetit të Krujës mësojnë mbi 600 nxënës.