16 efektivë të policisë infektohen me koronavirus , 5 prej tyre në spital

390
Sigal

Infektime masive me Covid-19 edhe në Policinë e Shtetit.

 

Burimet bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 16 efektivë të policisë, 5 prej të cilëve ndodhen në spitalet Covid të shtruar dhe nën kujdes shëndetësor.
Aktualisht janë të infektuar aktiv 317 punonjës ndërasa prej fillimit të pandemisë janë infektuar në total 699 efektivë. Fatkeqësisht në radhët e uniformave blu nuk kanë arritur të mposhtin virusin 10 punonjës.