Ja si do përzgjidhen fituesit pas mbylljes së llotarisë amerikane

668
TIRANE – Nga sot mbyllen aplikimet për Lotarinë Amerikane 2017. Një kompjuter do të përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive të disponueshme për çdo vit.
Përzgjedhja
Bazuar në shpërndarjen e vizave tё disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara. Për të gjithë aplikantët e DV-2017 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2017 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV dvlottery.state.gov duke filluar nga 3 maji 2016 deri tё paktёn më 30 qershor 2017.
Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2017.
Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar.
Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni njё vizë DV pёr të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapёseprapё duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisё sipas ligjit të SHBA-sё. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditura në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e pёrcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit. Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë më 30 shtator 2017.
Sigal