Vdes fëmija i parë nga Covid-19 në Shqipëri

310
Sigal

Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 fëmija i parë në Shqipëri. Fëmija i përket seksit femër dhe ishte 16 muajshe. Foshnja ishte fëmija i vetëm dhe pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion.

Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit. Mesohet se fëmija ka pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një grua shtatzënë, vetëm 28-vjeçe ndërroi jetë si pasojë Covid-19, pas komplikacioneve të shkaktuara nga virusi.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.