Në Serbi vetëm me karta identiteti

277
Sigal

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për finalizimin e marrëveshjes për udhëtim me karta të identitetit për qytetarët shqiptarë në këtë shtet. Qeveria vendimin e ka marrë në një mbledhje të qeverisë pas dakordimit në takimin online të Minishengenit Ballkanik.

Në arsyetimin e publikuar zyrtarisht thuhet se udhëtimi do të mund të bëhet me karta identiteti biometrike si rezultat i marrëveshjes për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve me qëllim të zhvillimit të marrëdhënie më të mira fqinjësore, zhvillim ekonomik, shkencorë, të arsimit dhe bashkëpunimit në sport e kulturë në mes të dyja shteteve.

Shtetasit shqiptarë deri para kësaj marrëveshje kanë mundur të udhëtojnë në Serbi vetëm me pasaporta dhe atë jo duke udhëtuar përmes Kosovën në rrugë tokësore, por vetëm përmes Malit të Zi apo Maqedonisë Veriore pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si kufi zyrtarë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe ajo u arrit më 8 Nëntor, por për t’u futur në fuqi duhej miratim brenda dy qeverive.