Aksioni i IKMT-së për shembjen e 10 objekteve pa leje në vijën bregdetare të Radhimës, është shndërruar në makth që në ditën e parë të tij, ndërsa policia ka hasur në rezistencën e pronarëve që mbrojnë me forcë bizneset.Mësohet se, puna ishte planifikuar të niste me shembjen e një hoteli 3-katësh dhe një beach-bari në breg të detit pranë Portit të Jahteve në Radhimë.Megjithëse pronarët ishin lajmëruar që ditën e premte se objektet e tyre, të përjashtuara nga procesi i legalizimit, do të shemben, ata kanë protestuar duke u ngujuar në brendësi të hotelit.Ndërhyrja e IKMT-së është kundërshtuar nga pronarja e hotelit, Arleta Havari, e cila thotë se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi dhe se që prej muajit dhjetor ia ka dhënë me qira një shtetaseje italiane. Kjo e fundit, e identifikuar si Mariana Cariglia deklaron se ka investuar në këtë hotel dhe se do e ndjek këtë çështje përmes gjykatës deri në fund. Për të penguar aksionin ata janë ngujuar së bashku me disa shtetas italianë brenda objektit dhe nuk pranojnë të dalin nga objekti.Pronarja e konsideron ndërhyrjen e IKMT-së të paligjshme, duke theksuar se disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli. Brenda në shtëpi gjendet edhe një fëmijë 3 vjeç. Pronari i hotelit pas përplasjes me policinë ka kërcënuar se do hidhet me gjithë fëmijën nga tarraca,nëse vazhdojnë me prishjen e objektit.“Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS, dërgo këta, punëtorët. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe në, të gjithë të vdekur, 30 vite punë”, tha një qytetar.“Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç”, tha një tjetër. Një gjë merreni vesh, ta dëgjojnë edhe oligarkët e Edi Ramës, vetëm po të jeni prej hekuri…Hajde na vrisni me radhë. Jemi bërë si në Ukrainë.