Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,Tedi Blushi në takimet me qytetarët e Njësisë 5 dhe 10 në Tiranë,prezantoi programin e Koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që garanton punësim, rroga dhe pensione dinjitoze, ulje taksash dhe përmirësim të shëndetësisë e arsimit.
Ai theksoi prioritetet kryesore: minimum jetik 200 euro, rrogë minimale 500 euro, rrogë mesatare 1200 euro dhe rritje vjetore të pensioneve me 20%.
Blushi u bëri thirrje qytetarëve që më 11 Maj të votojnë Nr.1 dhe të mbështesin Ilir Metajn për Qarkun e Tiranës.
Tedi Blushi:
Njësia 5 / Njësia 10
Qytetarët më shumë se kurrë po bashkohen me programin tonë që garanton punësim, paga dhe pensione dinjitoze, ulje drastike taksash, një “çati për çdo çift”, kartën e konsumatorit, shëndetësi dhe arsim cilësor.
Më 11 Maj, qytetarët votojnë Nr.
për mirëqënien e tyre: Minimumi jetik 200 euro, rrogë minimale 500 euro, rrogë mesatare 1200 euro, pensione që rriten çdo vit me 20%.
Bashkë për Shqipërinë Madhështore!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!
VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË





















