Petrit Vasili: Kryeministri di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij

517
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi kundër kryeministrit Rama. Vasili shprehet se Kryeministri që s’kupton asgjë nga shëndetësia është bërë si papagall dhe përsërit çfarë i thonë.
Më poshtë statusi i plotë:
Kryeministri di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij.
Kryeministri që s’kupton asgjë nga shëndetësia është bërë si papagall dhe përsërit çfarë i thonë.
O kryeminister boll u bëre gazi i botës,mere vesh një herë e mirë:ka vetëm një sistem referimi pacienti në gjithë globin,pra nuk ka një elektronik dhe një pa elektronik siç ta thonë ty.
Ky sistem referimi i pacientit është ngritur në nëntor 2009 pavarësisht se ty nuk ta thonë ngaqë e dinë që nuk merr vesh.
Sistem referimi do të thotë që pacienti në piken më të afërt të marrë sa më shpejt ndihmën mjeksore të duhur dhe ky është themeli i asaj që organizata botërore e shëndetësisë thotë për sistemin e referimit të pacientit.
Çdo mënyrë komunikimi është legjitime dhe referimi nëpërmjet mjeteve digiitale është thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijëra qytetarë që nuk e perdorin dot elektronikën dhe nuk do mbeten pa shërbim sipas teje,apo jo?!
Ishalla kuptove gjë…
Ndaj mos fol më per shëndetësinë o kryeministër se do jesh më rehat.
Sigal