Presidenti Meta: Mirënjohje biznesmenit shqiptar Harry Bajraktari, për ndihmat që po jep për banorët e Tropojës

349
Sigal

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e biznesmenit shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari për ndihmat që po jep për banorët e Tropojës, gjatë pandemisë së koronvirusit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

“Falenderoj personalitetin e shquar të diasporës tonë  z.Harry Bajraktari, i cili në këto ditë sakrificash ndihmon një nga komunitetet më në nevojë si ai i Bashkisë Tropojë!”.

Biznesmeni i njohur ka ndihmuar rreth 1 mijë familje në Tropojë gjatë ditëve të fundit.