Floida Kërpaçi denoncon abuzimet: Të hetohet procesi i rindërtimit në “Kombinat”

229
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka denoncuar abuzimet që po kryhen nga institucionet me procesin e rindërtimit në lagjen e “Kombinatit” në Tiranë.

Kërpaçi thotë se banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë, do të zhvendosen pa pëlqimin e tyre nga vendbanimi aktual, që aty të lulëzojnë miqtë. “Jo vetëm që rindërtimi shtyhet për vitin 2023, ndërkohë që kryeaktori i gënjeshtrave premtoi futjen në shtëpitë e reja sa më parë; por punëmbaruarit e Rilindjes paskan gjetur një marifet, ku vlera për 1 metër katror rindërtim, u dilka edhe më e lartë se vlera që operatorët e ndërtimit zakonisht ndërtojnë!”,- shprehet kryetarja e LRI-së.

Kërpaçi thotë se drejtësia duhet të hetojë aferat që po bëhen me këtë proces, ndërsa shton se banorët nuk duhet të ikin nga prona pa kontratë.

Reagimi i plotë i Floida Kërpaçit në Facebook:

“Ju ftoj të lexoni këtë analizë shumë të plotë, ku do të gjeni të pasqyruar me fakte edhe skandalin që kemi denoncuar me forcë, se si banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë, do të zhvendosen pa pëlqimin e tyre nga vendbanimi aktual, që aty të lulëzojnë miqtë.

Jo vetëm që rindërtimi shtyhet për vitin 2023, ndërkohë që kryeaktori i gënjeshtrave premtoi futjen në shtëpitë e reja sa më parë; por punëmbaruarit e Rilindjes paskan gjetur një marifet, ku vlera për 1 metër katror rindërtim, u dilka edhe më e lartë se vlera që operatorët e ndërtimit zakonisht ndërtojnë!

Ndërsa këto punët e aferave me rindërtimin duhet ti shohë mirë drejtësia, sepse i shtohen pirgut të veprimeve antiligjore në keqqeverisje që do të zëri poshtë të gjithë “Rilindasit”, unë vijoj ti bëj thirrje banorëve të Kombinatit dhe të zonave që presin rindërtimin: Mos pranoni të largoheni nga pronat tuaja thjesht me një premtim që mund të rezultojë mashtrimi i radhës; kërkoni kontratë ‘e zeza mbi të bardhë’ me shtetin, sepse ajo do të jetë garancia e vetme ndaj një të papërgjegjshmi që sot shtyu afatin e rindërtimit, por nesër mund edhe ta anullojë fare si proces”.