Vrau burrin e saj në tregun e Milotit, gjykata dënon me nëntë vite burg Violeta Donajn

172
Sigal

Gjykata e Apelit ka dënuar me nëntë vite burg Violeta Donajn, 38-vjeçaren e cila tre vite më parë vrau burrin e saj Kujtim Donaj në tregun e Milotit.

Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2018, kur autorja qëlloi katër herë me pistoletë në drejtim të të shoqit duke e lënë atë të vdekur.

Para togave të zeza në Gjykatën e Laçit, Donaj, nënë e dy fëmijëve u shpreh se bashkëshorti i saj e torturonte, luante bixhoz dhe pinte alkool.

Ajo tha se e kishte paralajmëruar disa herë atë se do e denonconte në polici por sipas saj ai e kërcënonte duke i thënë se do dënohej të paktën 3-6 muaj burg dhe më pas kur të lirohej ajo duhet ta merrte me mend se çfarë do i ndodhte.