I riu u gjet i pajetë në pyll/ Çështja u mbyll si vetëvrasje, por ja çfarë tha e dashura….

388
Sigal

Në fund të Tetorit 2020, u transmetua rasti i vetëvarjes së të riut Antonio Karafili në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës.

Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.

Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

“Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar. Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka policë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm, Mozën, mamanë e Antonios. U ngjitëm për në Korçë”, ka dëshmuar ajo.

Ajo, që duket të jetë më shumë vrasje se vetëvrasje, u mbyll si çështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi. Prova dhe detaje të reja provojnë dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta.

“Stop” ka mësuar, se ditën e fatkeqësisë, në komisariatin dixhital janë bërë dy denoncime për viktimën Antonio Karafili. Denoncimi i parë raporton, se Antonio vjen vërdallë me armë zjarri dhe i dyti, që Antonio vret veten.

“Unë e kam parë në kompjuter në polici. Minutë pas minute vijnë dy denoncime. E para është në orën 6 pa 2 minuta, ku thotë Andon Karafili qarkullon me armë dhe e dyta pas një minute, thuhet Andon Karafili vret veten me armë”, tha babai i viktimës.

Personi që ka bërë denoncimin e ka quajtur Antoni Karafilin një plehrë, etiketim që na tregon se denoncuesi ka pasur një inat dhe urrejtje për viktimën.

Tek rubrika tjetër informacion shtesë: 1. Denoncuesi deklaron se Andon Karafili vërtitet me armë. Këtu kemi një detaj domethënës tek emri që denoncohet, ku shkruhet Andon dhe jo Antonio ashtu si viktima e ka emrin zyrtarisht. Andon, viktimës i thërrisnin njerëzit e afërt dhe rrethi i ngushtë shoqëror.

Për këtë raportim është çuar për ndjekje një punonjës policie pasi nuk ka bërë asgjë sepse policia e ka marrë vesh ngjarjes disa orë më vonë. Kjo pistë nuk është vazhduar nga prokuroria.

“Që ditën e parë që ka vajtur oficeri i policisë, llafi i parë që më ka thënë: Kot që e ndiqni ngjarjen se e keni të humbur. Oficeri i policisë gjyqësore Genti Xhixho. Na ka thënë, kot që e ndjek sepse e ke të humbur”, tha babai i viktimës.