E rrahën barbarisht me shkopa bejsbolli, ky është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Itali

184
Sigal

Atilio Ndreca, 23 vjeç nga fshati Spiten i Lezhës është masakruar me shkop bejsbolli nga një grup personash në Itali dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në gjendje të rëndë për jetën është edhe shtetasi italian, Pier Francesco Ferrari. Ngjarja ndodhi në një parkim në Mottella, ku shqiptari dhe italiani u zunë në pritë nga një grup prej 4-5 vetash, të cilët kishin me vete sende të forta.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes të rinjve, ndërsa policia italiane po heton në disa pista, ku ndër to përfshihet edhe ajo për pazaret e drogës. Ndreca njihej në vendlindje si njeri i qetë dhe pa probleme.

Kjo ndodhi ka tronditur edhe fqinjët e tij. Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur edhe Kisha e Shllezhdrit në Lezhë.