Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook, tha se pushteti i Edi Ramë po drejton trafikun e drogës.
“E kemi denoncuar prej kohësh që radarët fiken me urdhër të Policisë për të favorizuar trafikun e drogës. Çdo strukture shtetërore e Edi Ramës është e përfshirë në trafik.”,- është shprehur më tej Braimllari.
Reagimi i tij i plotë:
Pushteti i Edi Ramës drejton trafikun e drogës.
E kemi denoncuar prej kohësh që radarët fiken me urdhër të Policisë për të favorizuar trafikun e drogës.
Çdo strukturë shtetërore e Edi Ramës është e përfshirë në trafik.
Trafiku i drogës mban peng të ardhmen e vendit.






















