I dashuri kërcënon partneren: Më jep 70 mijë euro, ose publikoj fotot intime!

186
Sigal

Një i ri nga Kosova kërcënoi të dashurën e tij me publikimin e fotove intime nëse nuk i jepte 70 mijë euro.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza që ishte shantazhuar nga i dashuri i saj.

Për “ta zgjidhur” situatën ka ndërhyrë edhe vëllai i vajzës së shantazhuar, i cili, siç raporton Policia e Kosovës ka kanosur me vrasje të dashurin shantazhues.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia japë 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgojë fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit vëllai i vajzës dhe e ka kanosur me vrasje”, deklaroi Policia e Kosovës.

Në pranga kanë përfunduar që bëri denoncimin dhe i dashuri i saj që dyshohet se e ka shantazhuar për t’i marrë 70 mijë euro.