VENDOSEN BUSTET E TRE HERONJVE TË POPULLIT NË SHËTITOREN E SARANDËS SARANDË

281
Sigal

 

E veçanta e përkujtimores së përvjetorit të çlirimit të atdheut, përveç ritualeve protokollare, për qytetin e Sarandës ka qenë përurimi i vendosjes së busteve të tre heronjve të popullit të rethit të Sarandës; Vasil Llaçi i çili kreu aktin heroik të qëllimit të mbretit Viktor Emanueli i Tretë në rrugën e Durrësit më 17 maj 1941 në kryeqytet, Tiranë, Lefter Talo komisari nga minoriteti etnik grek rënë heroikisht në betejën e përgjakshme të Margëlliçit dhe ai i Mitro Xhanit-komisarit trim rënur në betejën me mercenarët qeveritar në Dukaj të Tepelenës më 25 korrik 1944. Përfaqësues të bashkisë, komunitetit, veteranve, nxënës shkollash, të afërm dhe familjar të heronjve morën pjesë në këtë ceremoni të veçantë ku nuk mungonte edhe kryebashkiaku Adrian Gurma. Është një nderim i veçantë dhe i merituar që u bëhet hernjve të popullit rënë në luftë për çlirimin e atdheut nga nazi-fashistët. Ata meritojnë shumë e më shumë vend në panteonin e lirisë.

Agron Mema