Grabitet argjendaria në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

145
Sigal

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit të Lezhës. Grabitësi ka qenë me nje motor dhe në kokë mbante një skafandër dhe ka hyrë menjëherë në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë lëvizjesh të qytetarëve, grabitësi nuk e ka menduar dy herë për të vepruar. Pavarësisht se, pronari e ndoqi dhe u përplas më të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi t’i shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bërë të ditur rastin pasi bëhej fjalë për një ngjarje të pazakontë në qytetin e Lezhës dhe në një periudhë me fluks lëvizjesh. Deri më tani nuk është arritur të identifikohet autori që ka qenë i maskuar, ndërsa policia ka marrë disa kamera vëzhgimi dhe po i analizon ato për të arritur në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. 

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij. 

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.