“Gjynah si je katandisur Shqipëri”, Olta Boka reagon për vrasjen e 25 vjeçarit nga polici: Iku padrejtësisht

334
Sigal

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie solli reagime të ashpra dhe protesta.

Shumë personazhe të njohur dënuan ngjarjen e rëndë, mes të cilëve dhe Olta Boka.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shpreh keqardhje për të riun që shkoi dhe situatën në të cilën ndodhet vendi.

“U bëra kohë që e shmang lajmin e keq se më mërzit, por vrasja e Klodianit është më shumë se lajm i keq! Gjynah për atë filiz që iku padrejtësisht, për familjarët që iu këput një pjesë e shpirtit… Gjynah si je katandisur Shqipëri!”, shkruan Olta.