Mbrëmë rreth orës 19:00 Policia e Shtetit dhunoi edhe Fjalën e Lirë! Policë civilë “vullnetarë të Rilindjes” dhunuan dhe arrestuan gazetarin e ‘Ora Neës’, Xhoi Malsia në kryqëzimin e rrugës tek ‘21 Dhjetori!’ Gazetari Xhoi Malsia po filmonte me celular arrestimin e një të riu nga forcat e policisë, duke e transmetuar Live në TV.’Ora’. Pranë gazetarit afrohen 2 civilë, që u prezantuan si policë dhe tërhoqën zvarrë gazetarin Xhoi Malsia, për faktin pse filmonte arrestimin e të riut. Gazetari Xhoi Malsia u thotë se është gazetar, shoku i tij u tregon dokumentin e gazetarit, por policët e tërheqin zvarrë gazetarin Xhoi Malsia dhe e fusin forcërisht në komisariat. Deri në orët e vona të mbrëmjes, gazetari është mbajtur i arrestuar në komisariat, edhe pse indentiteti i tij si gazetar është bërë i njohur në komisariat. Pas daljes, gazetari deklaron se “më rrahën dhe goditën në koridoret e Komisariatit nr.2 , më morën telefonin dhe më detyruan të firmosja procesverbalin, të cilin as e kam lexuar dhe as do e pranoj si të vërtetë. Pas daljes drejtuesit e policisë në mënyrë hipokrite dhe të turpëshme, më kërkuan falje, ndërkohë që kërkoj drejtësi dhe ndëshkim për policët dhe drejtuesit e tyre për rrahjen dhe plagët në sy.”


















