Restaurimi i “Nënë Terezës”, deri më 4 Shtator, nuk lejohen makinat

463
Sigal

TIRANE – Qarkullimi i automjeteve në sheshin “Nënë Tereza”, nga sot do të jetë i bllokuar për 3 ditë me radhë (deri më 4 Shtator) për shkak të punimeve që po kryhen për restaurimin e tij. Ndryshimet rrënjësore që po bëhen në këtë shesh, janë për të mirëpritur Papa Franceskun më 21 Shtator, i cili do të mbajë meshën e madhe në Tiranë. Deri më tani janë shembur kioskat në anë të Korpusit universitar dhe përreth sheshit, është shembur dhe zhvendosur Fast Food “Kolonat”, ndërsa është sheshuar totalisht edhe shatërvani që ndodhej në mesin e sheshit “Nënë Tereza”. Është hequr gjithashtu, statuja e Nënë Terezës e cila është parashikuar të vendoset në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit. Për të bërë sa më mirë rivitalizimin e këtij sheshi është menduar që të bëhet dhe zgjerimi i trotuareve për këmbësorët, të bëhet rishikimi i linjave të trafikut si dhe të ketë vendosje të bimëve dhe pemëve dekorative