Paradite mot me diell, pasdite do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

322
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte parashikohet të ketë mot kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime dhe intervale me diell kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar duke nisur nga zona e jugut.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Gjatë orëve të pasdites në zonën e jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore.

Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje deri në orët e mesditës e lehtë e më pas fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive deri në 20-25m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 4.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/13 re shi

Kukës 2/8 re shi/bore

Lezhë 7/14 re shi

Dibër 0/6 re shi/bore

Durrës 8/14 re shi

Tiranë 8/16 re shi

Elbasan 7/13 re shi

Berat 7/12 re shi

Vlorë 8/12 re shi

Korçë 1/6 re shi/bore

Gjirokastër 3/11 re shi

Sarandë 7/12 re shi.