Gjobat / Sa qytetarë u ndëshkuan gjatë 4 ditëve të fundit

66

Policia e Shtetit vijon me kontrollet e vazhdueshme për zbatimin e masave anti-Covid. Si pasojë, gjatë katër ditëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1552 qytetarë, të cilët janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu gjatë këtyre katër ditëve të fundit, janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 1552 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë katër ditëve të fundit.

Masë administrative edhe për 1 subjekt që nuk respektoi masat anticovid.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat kontrolleve, gjatë 4 ditëve që lamë pas, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në këto katër ditë, pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në 06.00