Greqi / Flet i riu shqiptar që dogji pronarin

245
Sigal

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ishullin Santorini në Greqi. Një 20-vjeçar shqiptar, ka “eliminuar” dhe më pas e ka djegur pronarin e një hoteli Nikos Halaris pasi ky i fundit i kishte 200 euro pa i dhënë. Autoritetet greke më pas e arrestuan 20-vjeçarin shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të hotelit të njohur,

Ai tha para policisë: Unë vij dhe punoj me sezone këtu. Kam nënën dhe tre motra në shtëpi. Me punën që bëj mbaj edhe ato me para. Nuk më dha 200 eurot që duhej të më paguante prandaj ndodhi gjithçka. Shkova t’i kërkoj paratë por ai nuk m’i jepte dhe mori një shishe uiski për të më qëlluar, unë ia mora hishen dhe u përleshëm.

Më pas, sipas policisë greke, 20-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka goditur disa herë 69-vjeçarin duke e lënë pa ndjenja në zyrën e tij. Më pas ka lyer trupin me vodka duke i vënë zjarrin për të zhdukur gjurmët. Mësohet se 20-vjeçari nuk është kapur edhe tri herë të tjera më parë, duke hyrë në mënyrë të paligjshme pa letra nga Kakavija në Greqi.