Shkatërrohet rrjeti i hajdutëve kibernetikë, kishin vjedhur miliona euro

459
49 vetë janë arrestuar në Spanjë, Poloni dhe Itali, të akuzuar se bëjnë pjesë në një organizatë kriminale kibernetike, e cila dyshohet të ketë vjedhur disa miliona euro nga llogaritë bankare të qytetarëve në të gjithë Europën.
Europol tha përmes një deklarate, se policitë lokale në këto shtete ishin kryer operacione bastisje në 58 vende të ndryshme, ku të dyshuarit kishin ngritur bazat për të vënë në funksion skemat mashtruese që thinin para, rreth 6 milionë euro, nga llogaritë bankare.
Policia polake, e cila ka publikuar edhe disa pamje nga aksioni në Krakov ku ka arrestuar pesë persona, tha se kishte sekuestruar 43 000 dollarë si dhe pajisje të shumta elektronike që përdoreshin për skemën mashtruese, ndërsa vetëm në Poloni dyshohet se shuma e vjedhur arrin në 2 milionë dollarë.
Të dyshuarit, kryesisht shtetas nga Nigeria dhe Kameroni, transferonin paratë e sigurara përmes mashtrimit jashtë Bashkimit Europian, me një skemë të sofistikuar pastrimi parash.
Sigal