Tragjedia në shtetin fqinj / Apartamenti i familjes shqiptare në flakë, humb jetën 16-vjeçari

240
Sigal

Një tragjedi e vërtetë mund të quhet ajo që ka ndodhur ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi.

Apartamenti në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është ndarë nga jeta një 16-vjeçar.

Kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari që me zor lëziste për shkak të problemve shëndetësore, ishte në shtëpi me vëllain dhe motrën më të vegjël, të moshës 13 dhe 6 vjeç.

Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë momente pasi  babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.

Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, tezja e tyre ishte në banesë dhe hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë  fëmijët më të vegjël të familjes. Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj.