Raporti i FMN, “alarm në veshin e shurdhër të qeverisë”/ Ish-deputeti tregon çfarë ‘fshihet’ pas buxhetit të 2021

263
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu e quan “alarm në veshin e shurdhër të qeverisë” raportin e FMN e cila theksonte ndër të tjera se qeveria shqiptare duhet të heqë dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën nga pandemia.

Në një status të postuar në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se Qeveria “parashikon me qëllim në buxhetin e vitit 2021 rritje te ardhurash 10% më shumë se parashikimi për vitin 2020. E gjitha e qëllimshme, që të justifikojë investimet elektorale me projekte jo prioritare dhe jo fizibël”.

Ja postimi i plotë :

ALARMI I FMN PER EKONOMINE, NE VESHIN E SHURDHER TE QEVERISE
Problemeve të ngritura çdo ditë nga opozita për gjendjen e rëndë ekonomike, stabilitetin financiar që dikton vetem angazhim fondesh në prioritete si shëndetësia dhe ndihma për bizneset në vështirësi (kujtoj që ne kemi pasur nivelet më të ulëta të financimit në rajon), qeveria u përgjigjet me krejt te kundërtën.

Parashikon me qëllim në buxhetin e vitit 2021 rritje te ardhurash 10% më shumë se parashikimi për vitin 2020.

E gjitha e qëllimshme, që të justifikojë investimet elektorale me projekte jo prioritare dhe jo fizibël.

Në një linjë me ne, FMN shprehet se:

“Pandemia COVID-19, e kombinuar me tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në nëntor 2019, ka rezultuar në presione shtesë të shpenzimeve dhe një tkurrje të madhe ekonomike, të cilat pritet të përmbysin trendin në rënie të borxhit në vitet e fundit dhe të rrisë borxhin publik të Shqipërisë në rreth 82 përqind të PBB-së në 2020. Një pandemi më e rëndë do të përkeqësonte parashikimin ekonomik të Shqipërisë përmes një turizmi më të dobët, remitancave, kërkesës së jashtme, investimeve të huaja direkte si dhe do të sillte kushte më të shtrënguara financimi”.

Po jetojmë nën një qeveri që nuk diti të bëjë për qytetarët e saj në kohë normale, jo më të mendojë e përballojë kriza të tilla.

Referendumi i 25 Prillit është dita e zgjedhjes së një parlamenti, e për rrjedhojë një qeverie, që mendon për qytetarët e saj.