Fundoset makina në rezervuarin e Çerkezës, kërkohet ndihmë nga polumbarët e RENEA-s

146
Sigal

Një automjet është konstatuar mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Çerkezës. Makina është e zhytur tërësisht në ujë në distancën 20 metra nga diga.

Sipas burimeve policore është kërkuar asistenca e ushtrisë për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga rezervuari. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë policia në njoftimin për mediat thekson se drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse bashkë me polumbarët e RENEA-s.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.