Temperatura të larta, si pritet të jetë moti gjatë ditës

123
Sigal

Vendi ynë mbizotërohet sot nga moti i kthjellët. Përjashtuar zonat malore Lindore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.