Gjithçka e shkrumbuar, pamje nga lokali i djegur në Vlorë, autorët e spërkatën me lëndë djegëse dhe i vunë flakën

178
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga lokali i djegur gjatë natës, në lagjen ‘1Maji’, në Vlorë, ku sipas burimeve, ngjarja dyshohet e qëllimshme.

Nga foto shihet se gjithçka është shkrumbuar totalisht nga flakët. Lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale K. Sh., i cili nuk ka pranuar të prononcohet.

Mësohet se, fillimisht është thyer xhami i derës, e më pas është spërkatur me lëndë djegëse e i është vënë flaka biznesit, i cili është djegur i gjithi.

Ambienti nuk është i pajisur me kamera sigurie, gjë që vështirëson punën e policisë, por blutë e Vlorës po bëjnë mbledhjen e provave të ndryshme materiale për të zbuluar dhe kapur autorët e ngjarjes.