LAJM I FUNDIT/ Arrestohet një 65-vjeçar në burgun e Beratit, iu gjet telefon në tenxheren që po i dërgonte djalit

242
Sigal

Arrestohet nga SHKB e burgjeve 65-vjeçari Musteak Çala. Ai u kap duke futur një celular brenda ushqimeve që kishte futur në Burgun e Beratit për djalin e tij 30 vjeç Erjon Çala,që vuan dënimin në këtë burg.Telefoni u gjet i ngjitur brenda një tenxhereje. Musteak Çala pas ndalimit nga ShKB e burgjeve u mor tani në dorëzim nga DVP Berat,ku edhe do merret në pyetje.