Frika ndaj koronavirusit, rritet shitja e maskave mbrojtëse në vendin tonë

531
Sigal

Përhapja e koronavirusit ka çuar në një rritjen e shitjeve të maskave edhe në vendin tonë. Maskat filluan të përdoren në masë që pas shpalljes së emergjencës nga OBSH duke bërë që të shitet një sasi shumë e madhe dhe vende të ndryshme  të kenë mungesë të tyre.Edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të evidentuar qytetarët kanë filluar të përdorin maskat mbrojtëse.Sipas farmacistëve nëse do të kemi këto ritme të kërkesës së qytetarëve rrezikojmë të kemi mungesë duke qenë se disa nga depot kanë mungesë pasi i kanë shitur në vendet ku ka më shumë rrezik.