Nuk donte të kujdesej për gjyshen, mbesa filmohet duke mbytur në spital

470
Sigal

Pamjet e kamerave të një spitali në qytetin e Sao Luis në Brazil, tregojnë  një vajzë duke vendosur dorën mbi hundën dhe gojën e gjyshes së saj në përpjekje për ta mbytur atë.Lusiana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë gjyshen e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin Dr. Karlos Masieira.Pamjet u raportuan nga pacientë të tjerë dhe shikohet një dorë që vendoset mbi hundën dhe gojën e të moshuarës, shkruan Daily Mail.Mediat lokale raportojnë se vajza Lusiana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për vrasje në tentativë teksa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.Ana Benedita ndodhet në spital që prej datës 19 janar pasi pësoi një emboli pulmonare.Burime nga Policia Civile thanë se hetimet fillestare tregojnë se vajza dëshironte të vriste gjyshen e saj të sëmurë sepse ishte lodhur duke e kujdesur për të.