Frank Shkreli: Lekë Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës

216
Sigal

 

Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf

Autori Lek Pervizi, piktor shkrimtar, publicist, poet, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës – ndër më çnjerëzoret në Evropë e në botë, ç’prej Luftës II Botërore: dëshmi që tashti po i ndan me lexuesit anglisht-folës, jo vetëm në Amerikë dhe në Evropë, por anë e mbanë botës.

 I nderur Frank Shkreli,

Faleminderit për mesazhet e shkrimet e jueja. Kemi pasë ne shkëputje nga mbyllja e revistës ‚Kuq e Zi‘, për shkaqe shëndetësore. Jam përmirësue, por jo në gjendjen që të vazhdoj përsëri me revistën.

I ndjek shkrimet e jueja, dhe ju përgëzoj për vijën kombëtare që mbani. Dhe njëkohësisht për mbështetjen e të përndjekurve politikë nga diktatura komuniste. Ju falënderoj se keni kontribue në njohjen e kampeve të internimit nëpërmjet vizatimeve të mia, që mbeten dokumente themelore të asaj kohe mizore, ku në ato kampe ishin mbyllë veç familje të tana, pleq, gra, nana me fëmijë e tjerë qënje të pafajshme.

Për këtë gjë dje unë kam botue anglisht pesë libra kushtue gjendjes së burgjeve e kampeve, që kam përjetue. Vlerat i gjen në emrin tim në Amazon e tjerë site. Këtë e kam ba që të mbeten si dokumente faktike të terrorit bolshevik, që përfshiu me mija viktima të pafajshme.

Nga ana tjetër shkrimet e jueja, kanë ba efektin e tyne, në këtë drejtim, ndër shoqërinë shqiptare, jo vetëm të përndjekurve, por dhe shoqërisë së lirë. Për këtë punë fisnike tuej ju jam shumë mirënjohës. Miqësia jonë, ndonëse e largët, do të vazhdojë. Falënderojmë internetin që na e lehtëson këtë punë.

Gjithë të mirat,

përzemërsisht,

Lek Pervizi

 

Lek Pervizi
Informacione Personale
Emër/Mbiemër: Lek Pervizi
Atësia: Prenk
Vendlindja: Skuraj, Kurbin
Datëlindja: 26/6/1929
Profesioni: Piktor,
Gjyqi
Data e arrestimit: 5/1950
Internimi
Fundi i internimit: 1990
Vendi i internimit: Porto Palermo – nga viti 1950 në vitin 1951
Vendi i internimit: Kampi i Tepelenës

Piktor, përkthyes, publicist, botues, i biri i gjeneral Prenk Pervizit. Lindi më 26 qershor të vitit 1929, në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shkollën fillore dhe një të mesme tre vjeçare i kreu në Institutin «Santa Maria», në Romë. U kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Vepra: Në vorbullën e Skëterrës, «Dorian», Bruksel 2014; Në rrathët e Ferrit (album), ISKK, Tiranë 2014; Tingllime të vona, «Dorian», Bruksel 2016; Lek Pervizi, Odiseja e pafajsisë, «Dorian», Bruksel 2017; Gjenerali, «Gjergj Fishta», Lezhë 2017. Përkthime: Dhimitër Frangu, Historia e Gjergj  Kastriotit   Skënderbeut,   «Arbëria», Tiranë 2005.kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 260.

 

 

 

.

.