Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia ka dyshime se shkak është bërë një defekt teknik ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
“Me datë 19.07.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.