Po jetojmë epokën e kalbëzimit të shoqërisë dhe shqiptarisë

358
Sigal

Flet Prof.Dr.Zamira Çavo: Sot kemi një rini që di çdo gjë për jetën private të x apo y modeleje , por që nuk di kush është Naim Frashëri apo Ismail Qemali? Kemi një rini që është e gatshme të flasë për seksin dhe perversitete me orë të tëra, por nuk ka lexuar as edhe një faqe nga veprat e Kadaresë ? Të rinjtë janë ata që udhëheqin revolucionet, por ata po i përzë politika, dhe një pjesë të shoqatave i ka blerë, punëtorët po ikin se trajtohen si skllevër ndërsa teoritë e globalizimit dështuan me covid dhe luftën në Ukrainë, ku secilishtet mbylli kufijtë dhe mendoj për veten. Kemi politikanë që sa marin pushtet, kthehen në biznesmen, madje joshin dhe opozitarët. Ndaj të çohemi në këmbë të mendojmë për kombin dhe historinë dhe jo të indoktrinohemi nga helmi i politikës “Ky vend nuk bëhet”…

 

Intervistoi Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

Flet Prof.Dr.Zamira Çavo: Sot kemi një rini që di çdo gjë për jetën private të x apo y modeleje , por që nuk di kush është Naim Frashëri apo Ismail Qemali? Kemi një rini që është e gatshme të flasë për seksin dhe perversitete me orë të tëra, por nuk ka lexuar as edhe një faqe nga veprat e Kadaresë ? Kemi një brez të ri që nuk po arrin dot të mendojë me mëndjen e vet dhe manipulohet tmerrësisht nga manipilatorë të shumtë që i gjen jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në politikë , madje dhe në kafe..

Prof. Dr. Zamira Çavo në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se politika shqiptare është shkatërruese. Koha që jetojmë është e mbushur me pasiguri, pabarazi dhe mungesa lirie.Prof. Çavo thotë se duket sikur Shqipëria nuk ka më as histori, as heronj e as trashëgimi.

Si e shikoni sot rininë, që po merr çdo ditë rrugët e botës? A po jetojmë epokën e boshatisjes së vendit dhe përzierjen e rracës sonë më të tjera rraca?

Pa frikë them se po jetojmë epokën e kalbëzimit të shoqërisë dhe  shqiptarisë. Kjo nuk ka të bëjë as me mungesën e patriotizmit e as me opozitarizmin politik “alla shqiptar”. E dini se sot kemi një rini që di çdo gjë për jetën private të x apo y modeleje , por që nuk di kush është Naim Frashëri apo Ismail Qemali? Kemi një rini që është e gatshme të flasë për seksin dhe perversitetet e sotme me orë të tëra, por nuk ka lexuar as edhe një faqe nga veprat e Kadaresë? Kemi një brez që shpenzon orë e ditë të tëra në rrjetet sociale, por që nuk shpenzon as edhe një minutë për të lexuar! Dhe së fundmi kemi një brez të ri, që nuk po arrin dot të mendojë me mëndjen e vet dhe manipulohet tmerrësisht shpejt nga manipulatorë të shumtë, që i gjen jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në politikë, madje dhe në kafe.

Politika është jeta jonë  e përditshme, ndaj nuk mund t’ua lemë në dorë këtyre politikanëve. Ndaj duhet te drejtojmË mbi shkaktarËt e kËsaj tragjedie për të ndryshuar situatën dhe jo t’ia mbathim duke thenë: KY vend nuk bëhet ! Dhe sikundër e kam thënë me dhjetra herë boshllëk nuk mund të ketë. Nëse shqiptarët ikin, të tjerë do vijnë. Ky është ligj.

Me pak fjalë kemi një brez rinor, që nuk na jep shumë shpresë për të ardhmen. Po le të vimë te pyetja tuaj: Ata ikin nga sytë këmbët! Ok. Në këtë botë mobiliteti është karakteristika kryesore, pas pabarazive ekstreme, që prodhon çdo ditë sistemi postmodern. Pra gjithandej lëvizin njerëzit për një jetë më të mirë. Por dalldia që ka kapur shqiptarët shkon përtej “normalitetit” të lëvizjes së qytetarëve në mbarë botën. Eshtë krijuar një frymë e së keqes në vend që ka mbërthyer pothuaj gjithë shoqërinë. Të gjithë ankohen dhe kanë të drejtë! Dhe italianët, francezët, suedezët ankohen. Koha që jetojmë është e mbushur me pasiguri, pabarazi dhe mungesa lirie. Por në ndryshim nga këta, ne nuk ngremë as gishtin e vogël për të ndryshuar situatën. Dhe duke qenë se e kemi në AND-ën tonë sociale, mungesën e koordinimit, bashkëpunimit dhe rënies dakord, ne ia mbathim duke thënë: KY vend nuk bëhet!

Dhe sikundër e kam thënë me dhjetra herë boshllëk nuk mund të ketë. Nëse shqiptarët ikin, të tjerë do vijnë. Ky është ligj.

 

Teoritë falce të globalizmit përballë realitetit. Globalistët na sugjeruan përzierjen e popujve e rracat për një botë unike. Ama u desh pandemia për të kuptuar se si çdo vend e popull u mblodh në guackën e tij, dhe vaksinat i prodhuan për vete! Kriza e Ukrainës sërish na bën të mendojmë ndryshe për globalizmin. Ndaj qeveria të punojë për kombin, se Ia kemi nxjerrë rrënjët Shqipërisë duke hedhur baltë mbi këdo e mbi çdo epokë historike. Duket sikur Shqipëria nuk ka më as histori, as heronj e as trashëgimi. Dhe media është fajtorja kryesore që e ka cuar vendin në këtë gjendje duke i dhënë zë injorancës, narcizistëve e keqbërësve të këtij vendi!

Po kjo a nuk na çon në zvjerdhjen e shqiptarisë? Ky vend që e ka ruajtur në mijëra vjet identitetin e tij si komb a nuk rrezikohet të humbasë në të ardhmen?

Pyetje me vend. Askush nuk mund ta parashikojë dot të ardhmen. Para disa kohësh të gjithë pranonin gati pa asnjë dyshim se e ardhmja është globalizmi. Kështu sipas globalistëve, popujt, rracat e njerëzit do përzihen në një botë unike duke patur një jetë më të mirë. Ama u desh pandemia për të kuptuar se si çdo vend e popull u mblodh në guackën e tij e u kujdes për vetveten, pa pyetur shumë për të tjerët! Kriza e Ukrainës sërish na bën të mendojmë ndryshe për globalizmin. Në këto kohë mendoj se të gjithë popujt e vendet i kanë kthyer sytë nga vetvetja; ruajtja e vlerave, gjuhës, mirëqënies, kulturës, zhvillimit. Por natyrisht kjo kërkon që qeverisja të jetë nën këtë këndvështrim. Çfarë kemi bërë e po bëjmë ne në këto vite? Ia kemi nxjerrë rrënjët Shqipërisë duke hedhur baltë mbi këdo e mbi çdo epokë historike. Duket sikur Shqipëria nuk ka më as histori, as heronj e as trashëgimi. Dhe media është fajtorja kryesore që e ka çuar vendin në këtë gjendje duke i dhënë zë injorancës, narcizistëve e keqbërësve të këtij vendi!

Të rinjtë që historikisht kanë bërë revolucionet, sot janë më të budallallepsur  nga marrëzitë e kohës dhe “luftojnë” për politikën se e shikojnë si mundësi për të fituar ca para . Ky sistem që kemi, krijoj vetëm pasiguri, pabarazi dhe antivlera. Njerëzit po binden që degradimi shoqëror është pas derës , ndërsa “zërat” mediatikë do vazhdojnë ti fryjnë VIP-ave ma asnjë vlerë!

Këtu punëtorët janë trajtuar si skllevër! Sipërmarrësit shqiptarë ,të pamësuar me ekonominë e tregut, me mentalitetin e tyre mesjetar “futja kujt të mundësh” dhe “fito me të gjitha mënyrat”, i bënë gropën vetes. Pagat janë për të vënë duart në kokë, ndaj dhe shqiptarët ikin jashtë vendit, se paguhen shumë më tepër se në Shqipëri!

Pra ju mendoni se media është shkaktari kryesor i gjendjes ku ndodhet vendi sot? Po politikat qeverisëse?

Pse ju mendoni se media nuk e ka vënë poshtë vetes politikën? Dhe jo vetëm sot, por që nga dita e parë e demokracisë. Nëse media nuk do shihte thjeshtë interesat e saj, por  misionin që ka, besoni dot se Sali Berisha do të rikthehej në politikë pas atyre dëbimeve popullore që pati në 97-ën? Mendoni ju se Rama do vazhdonte të shpaloste autoritarizmin dhe narcizimin e tij politik sikundër po bën?

Natyrisht që jo! Media është pushteti më i fuqishëm në dhe. Asnjë politikë nuk e vendos dot më në binarët e misionit të saj. Postmodernizmi dhe paraja e ka nxjerrë jashtë funskionit për të cilin u krijua, edukim masiv dhe e ka shndërruar në një bombë bërthamore që vret çdo ditë mijëra mëndje infantile e të budallalepsura pas çdo gjëje që dëgjojnë!

Le të vimë te politika.  Politika shqiptarë është shkatërruese. Eshtë tamam si e ka cilësuar dijetari ynë Krist Maloku” Politikanët shqiptarë kanë një veti; janë vetshkatërrues”. Kjo do të thotë se politika shqiptare ende e pamësuar me demokracinë (por e mësuar mjaftueshëm mirë me paranë si thelbi i sistemit që ndërton). Interesat personale i kanë shndërruar në interesa parësore dhe të vetme. Kjo ka sjellë “luftën” opozitë /pozitë për “tregje” (pra fitime) dhe demagogjinë mediatike   mbi ideologjitë e tyre të munguara.

Sot të gjithë sipërmarrësit kërkojnë punëtorë, madje dhe punëtorë të pakualifikuar zor se gjenden. A mendoni se kjo do ndikojë në të ardhmen e ekonomisë shqiptare?

Shikoni. Sipërmarrësit  shqiptarë, të pamësuar me ekonominë e tregut, me mentalitetin e tyre mesjetar “futja kujt të mundësh” dhe “fito me të gjitha mënyrat”, i bënë gropën vetes. Pagat e specialistëve dhe punëtorëve në Shqipëri janë për të vënë duart në kokë. Ndaj dhe ikin shqiptarët se për të njëjtën punë (nëse gjejnë), kudo jashtë vendit  paguhen shumë më tepër se në Shqipëri! Këtu punëtorët janë trajtuar si skllevër!

A do të kenë ndikim në zhvillimin e vendit? Unë mendoj se sipërmarrësit seriozë tashmë e kanë kuptuar se paga e punonjësve dhe trajtimi i tyre nuk mund të bëhen me mentalitetin shqiptar. Kohët kanë ndryshuar ndaj do detyrohen t’ëi kthejnë sytë nga vendet e tjera ku sigurisht ata që do të pranojnë të vijnë duan trajtim shumë më të mirë se në vendin  e tyre.

Politika shqiptarë është shkatërruese. Dijetari ynë Krist Maloku e ka cilësua: ” Politikanët shqiptarë kanë një veti; janë vetshkatërrues”. Kjo do të thotë se ajo është e pamësuar me demokracinë, interesat personale I kanë shndërruar në interesa parësore dhe të vetme. Kjo ka sjellë “luftën” opozitë /pozitës për fitime dhe demagogj mediatike mbi ideologjitë e tyre të munguara.

Ju si e shikoni të ardhmen?

Kur thash që po jetojmë epokën e injorancës dhe përmbysjes së vlerave e thashë me bindje të plotë. Po ashtu dhe kur them se brezi i ri shumë pak shpresë na jep për të ardhmen. Por ajo që më vret më shumë është se e gjithë kjo situate (dhe nuk e kam fjalën vetëm për në Shqipëri) do sjellë me vete rikthimin e diktaturave. Shenjat tashmë janë të dukshme. Zërat që dëgjohen janë zërat e atyre që kërkojnë përfitime materiale nëpërmjet politikës e që nuk u bëhet fare vonë për shoqërinë. Të rinjtë që historikisht kanë bërë revolucionet, sot janë më të budallallepsur se kurrë nga marrëzitë e kohës dhe duan e “luftojnë” për politikën kur e shikojnë si mundësi për të fituar ca para. Do duhet kohë që të krijohet një brez tjetër me vlera dhe përgjegjshmëri personale. Ky sistem që kemi mund të krijojë vetëm pasiguri, pabarazi dhe antivlera që i shet për vlera. Nuk paragjykoj askënd që nuk është dakord me këtë përcaktim, ama gjithnjë e më shumë njerëzit po binden që degradimi shoqëror është pas derës, ndërsa “zërat” mediatikë do vazhdojnë t’i fryjnë  VIP-ave pa asnjë vlerë!