Flet vajza në videon me Safet Gjicin: Me ish-kryetarin prej kohësh në një raport intim

216
Sigal

Në një intervistë telefonike për një televizion shqiptar “Ora News” vajza e cila ka qënë pjesë e videos që qarkulloi në rrjet ku shfaqeshin në momente intime ish-kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici dhe një grua që në këtë media u identifikua Alma.K, kjo e fundit tha se ka patur raport intim me Gjicin prej kohësh.

Gjatë intervistës ajo tha se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Ajo hodhi poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjetër për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

E pyetur nëse ka dhënë deklarimë para hetuesve të policisë apo SPAK, ajo nuk preferoi ti përgjigjej por tha se kishte pajtuar një juriste e cila po merret me të gjitha organet ligj zbatuese. Media që publikoi intervistë me të shkruan se nga biseda e krijuar lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë. E njëjta media tha se vajza shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidente të ndryshme. / OraNews