Flet e mbijetuara e horrorit në Tiranë: Motra nuk hëngri për 52 ditë. Para se të vdiste mami u ul në gjunjë të lutej

314
Sigal

Blerta Josifi, e mbijetuara e horrorit në Tiranë, ku u gjetën të vdekura nëna e saj, Zhaneta dhe motra, Anisa, e vdekur prej më shume se një viti, ka treguar detaje tronditëse gjatë dëshmisë së dhënë, nga shtrati i spitalit.

Vajza e mbijetuar e familjes Josifi ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019.

Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

“Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti” mësohet të ketë thënë vajza.

Më tej Blerta Josifi ka thënë se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vdekjen.

“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore.

Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. ” ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se familja frekuentonte Kishën Ungjillore por kishte pesë vite që nuk shkonin më.