Firma “Korsel” përjashtohet 18 muaj nga tenderët, paraqiti dokumente false

163
Sigal

Sipas vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, me Vendimin Nr.5 dt. 27/01/2022,  pronari i kësaj firme, i njohur me nofkën “Maksi i plehërave” edhe nga kryebashkiakët, ka marrë pjesë në disa tendera pastrimi me dokumente shtetërore false, nuk ka zbatuar kontrata e pastrimit të bashkive kur ka fituar tendera, ka vjedhur 115 kazane plehrash në Sarandë dhe ka fshehur faktin që është nën hetim penal

Më në fund, Agjencia e Prokurimit Publik, ka vendosur të ndëshkojë firmën e pastrimit të mbetjeve “Korsel Shpk” të Maksim Fejzulla, njohur si “Maksi i plehërave” dhe sekser e pazaraxhi i Sotiraq Filos së Korçës, Adrian Gurmës së Sarandës, Emirana Sakos së Durrësit, Rakip Sulit të Kamzës 30 kryebashkiakëve të tjerë .