Festat e Nëntorit, disa agjenci shqiptare anulojnë fluturimet për nëFranë

530
Pas sulmeve terroriste që tronditën Parisin dy ditë më parë ku humbën jetën 132 persona, një pjesë e agjencive turistike në Tiranë kanë anuluar prenotimet e bëra për të kaluar festat e Nëntorit ( 28-29). Sipas drejtuesve të agjencisë ATHS janë anuluar të gjitha prenotimet e bëra për të kaluar festat komëbtare në Paris, deri në një moment të dytë, ku do të merret “OK”. Drejtuesit e kësaj agjencie sqarojnë se prenotimet për të kaluar disa ditë në Paris ishin bërë nga grupe të ndryshme, si familjarë, ashtu edhe të rinj. Turi i Vjeshtës, në Paris ofrohej nga kjo agjenci për një qëndrin 7 ditor ( 26 nëntor – 2 dhjetor) për një çmim prej 349 eurosh, ku tre netë do të kaloheshin në kryeqytetin francez dhe të tjerat në Kroaci, Gjermani dhe Itali.
Parashikoheshin vozita panoramike, në : Harkun e Triumfit, shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive, Muzeu i Luvrit, por edhe në katedralen Notre Dame, sheshin Bastille, etj.
Drejtuesit e agjencive sqarojnë se nuk ka pasur asnjë anulim sa i përket fluturimeve për qëllime joturistike.
Të pyetur nga “Monitor.al”, agjenci të tjera në kryeqytet nuk kanë konfirmuar anulime të tureve turistike për në Paris, por ata nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që kjo të ndodhë në minutë të fundit. Operatorët turistikë shpresojnë që me qetësimin e situatës, të mund të vazhdohet me turet e programuara.
Edhe agjencitë e ndryshme turistike në botë kanë njoftuar për anulime programesh, turistike në Paris.
Agjencitë japoneze të udhëtimit kanë paralajmëruar për mosrealizimin e udhëtimeve; e njëjtja gjë është paralajmëruar edhe nga ato kineze.
Në web-in e njohur të udhëtimeve TripAdvisor, njerëzit shkruajnë dhe kërkojnë këshilla nëse duhet të anulojnë pushimet që kanë programuar për në Paris. Pjesa më e madhe sugjerojnë që kjo nuk duhet të ndodh, por nënvizojnë dhe në çdo rast duhet të bëhet kujdes. Qeveria e Londrës ka këshilluar qytetarët e saj që të tregohen të kujdesshëm teksa ndëmarrin udhëtime për në Paris. Ndërsa të tjerë thonë se tashmë kryerqyteti francez për shkak të rritjes tepër të madhe të masave të rrepta (mbrojta e objekteve të rëndësisë të veçantë nga ushtria) është bërë një nga qytet me të sigurt në botë për momentin. 
Sigal